Himarë/ Ishin bllokuar në “Gjirin e Anglezit”, policia shpëton turistët lituanezë

Policia u ka ardhur në ndihmë dy turistëve lituanezë, që kishte mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit”. Ata ishin duke bërë ecje, por më pas e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen, pasi nuk ndiheshin mirë.

Pas disa orë kërkimesh, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe gjetën dy turistët e huaj, të cilët më pas u shoqëruan me mjetin e Policisë Kufitare, në Himarë, ku ata ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare Himarë iu vjen në ndihmë 2 turistëve lituanezë të cilët ishin bllokuar në Gjirin e Anglezit.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Vlorë ka marrë njoftim për dy turistë lituanezë që ishin duke bërë ecje në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit”. Ata e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen, pasi nuk ndiheshin mirë dhe nuk mund të vazhdonin më tej.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare për t’iu ardhur në ndihmë turistëve.

Pas disa orë kërkimesh, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe gjetën 2 turistët e huaj, të cilët më pas u shoqëruan me mjetin e Policisë Kufitare, në Himarë, ku ata ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt.

Lajme të tjera |  Europa mbërthehet nga i nxehti! Zjarre në Turqi e Greqi, temperatura 44 gradë në Portugali

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us