Hiqen fotot e Vuçiç në veriun e Kosovës! Daçiç: Veprim i Kurtit për të vërtetuar se janë shtet

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka komentuar veprimet e fundit në Zveçan, ku u hoqën tabelën në të cilën shfaqej Presidenti serb, Alekandër Vuçiç. Duke komentuar veprimet e ndërmarra nga institucionet e Kosovës, tha se ato po rrezikojnë serbët në Kosovë.

“Kurti do të ketë një milion ide për të theksuar diçka që nuk e ka e që është shtetësia. Ideja e tij është të kalojë në përshkallëzime të reja. Edhe në fletëvotime kanë shkruar Republika e Kosovës për të vërtetuar se kanë shtet. Problemi është se bashkësia ndërkombëtare e toleron këtë dhe thotë se nuk mund t’i bëjnë presion Kurtit. Epo, ata nuk mund të bëjnë asgjë”, tha Daçiç në një intervistë në Tv Pink.

Lajme të tjera |  “Jam në top formë, hajde më shiko” - Ilir Meta mesazh gazetares: Pi vetëm lëng boronice Puke, të ftoj në qelinë time!

Daçiç gjithashtu ka pretenduar se situata në lidhje me Kosovën është e turbullt, si dhe se duhet të kenë një politikë shtetërore që do të bazohet në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us