Historia e pabesueshme e mbrojtësit të njohur: Jetonte njëkohësisht me gruan, por dhe me të dashurën

Dy partnere, dy familje, pesë fëmijë plus një rrugës. Gjithçka është bërë në fshehtësi të madhe për të mos u zbuluar dhe ka vazhduar kështu jetën e tij të dyfishtë. Kyle Walker ka rrëmbyer faqet e para të tabloidëve anglezë për shkak të zhurmës që ka shkaktuar.

“Në fushë ai njihet për ritmin, forcën dhe vizionin e tij, por jashtë saj është i verbër si lakuriq nate,”- kështu e përshkruan “The Sun”.

Annie Kilner, gruaja e tij që nga viti 2021, nënë e tre fëmijëve të tij dhe në pritje të të katërtit (aktualisht është në muajin e gjashtë të shtatzënisë); është partnerja zyrtare e futbollistit, e mbajtur totalisht në errësirë derisa u nda së fundmi. Po ashtu, kishte nisur edhe lidhje me modelen Lauryn Goodman, me të cilën ka edhe fëmijë.

Lajme të tjera |  Sylvinho vendos për Elseid Hysajn, favorit për vendin e titullarit edhe Jasir Asani (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Ishte Lauryn ajo që i shpjegoi asaj me detaje se çfarë ndodhi, pasi ishte e lodhur duke jetuar një gënjeshtër.

“I thosha Kyle-t ‘duhet t’i tregosh asaj. Nëse të gjithë do e dinin se në çfarë situate ndodheshin, mund të bënin zgjedhjet e tyre në jetë. Annie kishte nevojë të dinte të gjithë të vërtetën më parë se ajo histori të bëhej publike. Kyle ishte i lumtur që e fshihte të vërtetën, pasi kishte dy familje, ai kishte frikë se çfarë mund të ndodhte kur dhe nëse Annie e merrte vesh. Nuk doja që ata të ndaheshin apo të vuanin, por ishte një situatë që duhej të dilte në dritë. Për të mirën e të gjithëve”.

Vetë Goodman shpjegoi më tej se ishte ajo vetë që e informoi Kilner për atë që ndodhi me një analizë të ADN-së së vajzës së saj dhe madje edhe një foto të vajzës së bashku me Kyle Walker.

Lajme të tjera |  Kompanitë e basteve “thonë” fjalën e tyre, Serbia favorite përballë Shqipërisë

“Ajo kërkoi prova, ndaj i tregova testin e ADN-së”.

Kështu Annie u bind se burri i saj kishte një familje të dytë, me një partnere dhe fëmijë të tjerë.

Reagimi i gruas ka qenë i menjëhershëm, e cila kërkoi menjëherë divorcin. Kërkesat për faljet e Walkerit nuk ishin të dobishme dhe ai tani do të duhet të përballet me realitetin: gruaja e tij ka vendosur ta lërë pas 12 vitesh, ndërsa atij do i duhet të qartësojë pozicionin e tij përpara gjithë Anglisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us