Historia e priftit që udhëton tetë orë në këmbë mes borës për të mbajtur meshën në Currajn e Epërm

Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.

Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit.

Në një kohë që i gjithë vendi është përfshirë nga temperaturat e ulëta, duke sjellë izolimin e fshatrave, prifti u nis së bashku me miqtë e tij për të mbërritur në këtë zonë kaq të thellë, në të cilën jetojnë vetëm dy banorë, nuk ka energji elektrike, valë telefoni dhe as rrugë për mjetet.

Lajme të tjera |  Deputeti i ri i PS-së: 4 mandatet e Ramës nuk janë anomali, edhe Merkel ka qenë 4 mandate

Edhe rruga e kuajve e përshtatur si rrugë për këmbësorët, është aq e rrezikshme, sa grupi është detyruar të kalojë përmes përrenjve, me prurje të mëdha. Pas 8 orëve ecje, Dom Gabrieli mbërriti te kisha në Curraj të Epërm, ku mbajti meshën e shenjtë.

Këtë rrugëtim, Dom Gabriel Grabanica e bën çdo vit, edhe pse fshati gjatë dimrit ka vetëm dy banorë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us