DUBAI- Soudi Al Nadak është një influencer e njohur që jeton në Dubai… si amvise. Ajo është vetëm 26 vjeç dhe është e martuar me Jamal Al Nadak i cili është 32 vjeç. Llogaria e saj në TikTok ndiqet nga mbi një milion njerëz dhe ajo çdo ditë tregon se si duket jeta e saj luksoze në Dubai. Ajo është bërë e njohur në rrjet për shprehjen e saj: Të gjithë burrat janë gënjeshtarë, të paktën zgjidhni atë që është aq i pasur sa do t’ju zgjojë me lule dhe do t’ju japë Louis Vuitton çdo ditë.

Pasi është kritikuar se ka pranuar që të martohet me një milioner vetëm për para, ajo thotë: Nuk është e vërtetë. Ne e duam njëri-tjetrin dhe çfarë të bëj se ai është milioner dhe mua më pëlqen të shpenzoj.

Soudi thotë se bashkëshorti i saj milioner ka vetëm një rregull për të që duhet ta zbatojë dhe ai është: nuk duhet të ketë miq meshkuj dhe ai duhet të dijë gjithmonë të gjitha kodet për telefonat dhe rrjetet e saj sociale. Pra, nuk ka sekrete!
Nga ana tjetër, Soudi i vendosi të shoqit një kusht që duhet ta plotësonte para se të lindte një fëmijë. Kjo përfshinte një pagesë prej 240,000 £ për çdo fëmijë që ajo lind, një çantë të stilistit Birkin “blu për djemtë dhe rozë për vajzat” si dhe një makinë, dyfishin e numrit të personelit në shtëpi për ta ndihmuar me fëmijët, një trajnere personale, etj.

“Unë nuk kam ardhur në Dubai për të vuajtur. Është më e pakta që mund të bëjë për mua duke pasur parasysh që trupi im do të vuajë shumë për shkak të shtatzënisë. E kam informuar për të gjitha këto edhe para martesës dhe ai pranoi,“– tha Soudi sinqerisht.
Por jeta e saj ka edhe “halle”.
“Gjithmonë jetoj me frikën se dikush do të më grabisë, se duhet të dukem fenomenale dhe se ndonjë grua do të më rrëmbejë burrin”, pranon ajo.
Epo ka halle e halle.