HISTORIKE/ Deçiq Tuz surprizon në Europë, klubi shqiptar eleminon kampionen e Gjeorgjisë (VIDEO)

Deçiq Tuz ka eleminuar Dinamon e Batumit nga Conference League. Sfida e mbrëmjes së sotme përfundoi 0-0 në Malin e Zi, teksa kualifikimi i klubit shqiptar u sigurua nga fitorja 0-2 në Gjeorgji.

Moment historik ky për Deçiq, që i befasoi të gjithë. Kampionët e Malit të Zi nuk konsideroheshin favoritë përballë atyre të Gjeorgjisë, megjithatë diçka e tillë nuk i ndaloi.

Ky takim ishte i vlefshëm për turin e dytë të Conference League. Kujtojmë se më parë Deçiqin e eleminoi në Champions League klubi kampion i Uellsit, TNS.

Momenti pas vërshëllimës së fundit:

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us