HISTORIKE/ Enkileda Çarja shpallet kampione bote në peshëngritje

Enkileda Çarja është shpallur kampione e botës për para të reja në kampionatin e peshëngritjes që po zhvillohet në Peru.

Çarja triumfoi në peshën deri 64 kilogramë duke i dhënë suksesin e parë Shqipërisë në këtë kategori.

Një garë e shkëlqyer e peshëngritëses shqiptare e cila mori edhe bronzin në shkëputje në kategorinë e të rejave, duke qëndruar pas 2 sportisteve kineze.

Enkileda Çarja vendosi edhe 3 rekorde Europiane në këtë aktivitet, duke ngritur 98 kilogramë në shkëputje, 115 në shtytje dhe 213 në total.

17-vjeçarja ka arritur edhe disa suksese të tjera në arenën ndërkombëtare.

Lajme të tjera |  Napoli “fluturon” drejt titullit, Rrahmani: Jemi mësuar me presionin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us