HISTORIKE! Kjo do të jetë gjyqtarja e parë femër në Premier League

Rebecca Welch do të bëhet gjyqtarja e parë femër që do të gjykojë një ndeshje në Premier League, teksa do të gjykojë ndeshjen e Fulham kundër Burnley më 23 dhjetor. Welch, 40 vjeçe, filloi të arbitronte në vitin 2010 dhe në janar u bë gruaja e parë që drejtoi një ndeshje të kampionatit për meshkuj.

Sam Allison gjithashtu do të marrë drejtimin e një ndeshjeje të kampionatit elitar anglez në dhjetor, duke e bërë atë gjyqtarin e parë me ngjyrë të Premier League për 15 vjet. Ai do të drejtojë ndeshjen e Sheffield United kundër Lutonit më 26 dhjetor. Uriah Rennie – arbitri i fundit me ngjyrë në kampionat – u tërhoq nga gjykimi në katër divizionet më të mira të futbollit anglez në 2009. Gjyqtari i fundit jo i bardhë i Premier League – Jarnail Singh – u tërhoq në 2010.

Lajme të tjera |  Dashamir Shehi: Më 12 maj, do të kemi hartë të re të politikës shqiptare

“Këto janë momente kyçe për Rebecca-n dhe Sam-in, të cilët janë dy zyrtarë me cilësi të vërteta”, tha shefi i arbitrave Howard Webb për BBC Sport. “Ata e meritojnë mundësinë e tyre”, shtoi ai.

Në korrik, Shoqata e Futbollit paraqiti plane për të rekrutuar 50% më shumë gjyqtarë nga prejardhje “historikisht të nënpërfaqësuar” deri në vitin 2026, duke synuar një rritje prej 1,000 gjyqtare gra dhe 1,000 gjyqtarë me ngjyrë ose aziatikë në të gjitha nivelet e futbollit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us