Historike! Një arbitre shqiptare drejton ndeshjen e Champions League

PORTUGALI – Për herë të parë në histori, një arbitre shqiptare do të gjykojë një ndeshje të Champions League për vajzat. UEFA ka zgjedhur arbitren Emanuela Rusta, e cila pritet që të vendosë drejtësi në sfidën mes Benficës dhe Barcelonës, e cila do të zhvillohet më datë 31 janar, ora 21:00.

Lajmi i mirë nuk është vetëm kaq. Rusta do të ketë si ndihmëse në këtë ndeshje prestigjoze edhe arbitren tjetër shqiptare, Edjena Kapxhiu. Më herët, Rusta dhe Kapshiu kanë drejtuar ndeshje kualifikuese, por pa arritur në të tilla nivele.

Nga qershori i vitit 2023, Rusta ndodhet në Kategorinë e Parë të arbitreve të UEFA-s, teksa shpesh gjykon edhe ndeshje të meshkujve në Superligën Shqiptare.

Lajme të tjera |  Sylvinho vendos për Elseid Hysajn, favorit për vendin e titullarit edhe Jasir Asani (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us