Holandezët “injorojnë” Anglinë dhe synojnë “hakmarrjen”: Duam Spanjën në finale

Holandë – Angli është gjysmëfinalja e dytë e Euro 2024. Një duel mjaft i luftuar pritet të jetë mes dy ekipeve që “rrugë” të vetme për finalen kanë vetëm fitoren.

Holandezët janë mjaft të entuziasmuar, pasi pas 20 vitesh rikthehen të jenë në gjysmëfinalen e këtij turneu. “Tulipanët” më 10 korrik do të sfidojnë “Tre Luanët” në “Singnal Iduna Park” në Dortmund, ndërsa trajneri i tyre, Ronald Koeman ka “injoruar” anglezët.

Timonieri i holandezve shpreshet se dëshiron Spanjën në finale, pasi me Francën janë përballur në fazën e grupeve.

Spanja apo Franca? Do të doja një finale kundër spanjollëve, pasi me Francën u ndeshëm në grupe“, u shpreh timonieri i Holandës.

Nëse kalojnë Anglinë dhe në finale mund të gjejnë Spanjën, holandezët do të tentojnë “hakmarrjen” ndaj tyre. Kujtojmë se në Kupën e Botës 2010, Spanja i mposhti në finale dhe në këtë mënyrë spaanjollët fituan me gol të Iniestës në kohën shtesë.

Lajme të tjera |  “Nga mllëfi apo paaftësia, por jo nga arsyeja”! Vasil Ruci flet për Silvinjon dhe jep zgjidhjen e suksesit me 5 trajnerë te Shqipëria

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us