Homazhet për Kryepeshkopin Anastas/ Greqia dërgon delegacion qeveritar, vjen Mistotakis me 5 ministra

Greqia do të sjellë një delegacion në Shqipëri në ceremoninë e homazheve për kryepeshkopin Anastas Janullatos. Në Tiranë do të vijë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, bashkë me 5 ministra të kabinetit të tij.

Të pranishëm do të jenë gjithashtu përfaqësues nga të gjitha Mitropolitë e Shqipërisë, ambasadat e huaja në vend, një delegacion i nivelit të lartë nga Vatikani, patriku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros, por edhe përfaqësues të Kishës Ortodokse në botë.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos u nda nga jeta mëngjesin e 25 Janarit si pasojë e një sëmundje. Ai qëndroi i shtruar në një spital në Athinë, por nuk mundi t’i mbijetonte sëmundjes që i solli dhe dështimin e disa organeve.

Lajme të tjera |  Mbyllja e fushatës së PD/ Berisha: Më 12 Maj, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us