Horror në SHBA, djali i pret kokën babait dhe del “LIVE” në Youtube duke bërë thirrje kundër administratës së Biden

Një djalë nga Pensilvania është arrestuar pasi dyshohet se vrau të atin, përpara se të shfaqte kokën e tij të prerë në një video të tmerrshme në YouTube, ndërsa fliste për teori konspirative të ekstremit të djathtë.

32-vjeçari Justin Mohn akuzohet për vrasjen e babait të tij, Michael Mohn, tha policia për NBC News. Ndërsa policia nuk e bëri të ditur moshën e viktimës, të dhënat publike tregojnë se ai ishte 68 vjeç.

Mohn u arrestua rreth 100 milje larg vendit të krimit me dyshimin për vrasje të shkallës së parë, abuzim të një kufome dhe posedim të një instrumenti krimi, sipas një dokumenti gjyqësor të lëshuar herët të mërkurën.

Lajme të tjera |  Ndahet nga jeta Artan Lame, ish zv.ministër dhe ish kreu i Kadastrës e Legalizimeve

Horror në SHBA, djali i pret kokën babait dhe del “LIVE”

Ai u gjykua në orën 4 të mëngjesit dhe iu mohua lirimi me kusht, tha kapiteni i policisë së qytetit të Middletoën, Pete Feeney.

Në videon në YouTube, e cila titullohej “Milicia e Mohn – thirrje për armë për patriotët amerikanë”, Mohn shihet i veshur me doreza dhe duke mbajtur kokën e babait të tij në një qese plastike. Më vonë, koka mund të shihet në një tenxhere gatimi.

Mohn thotë se babai i tij ishte një punonjës federal për 20 vjet dhe i referohet atij si tradhtar, duke bërë thirrje për vdekjen e të gjithë zyrtarëve federalë dhe duke sulmuar administratën e Presidentit Joe Biden, lëvizjen Black Lives Matter, komunitetin LGBTQ dhe aktivistët e ANTIFA. YouTube hoqi videon, e cila ishte 14 minuta, disa orë pasi u postua.

Lajme të tjera |  Humbja e thellë në zgjedhje, Lefter Maliqi thirrje opozitës: Stop festa e show, koha për reflektim

Horror në SHBA, djali i pret kokën babait dhe del “LIVE”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us