Humb jetën në moshën 18-vjeçare, ish-missi nga Kavaja

Lorena Bërdufi, 18 vjeç, është ndarë nga jeta në një moshë fare të re. Lajmin e hidhur për ikjen e saj e kanë dhënë familjarë e të afërt në rrjetet sociale.

E reja vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj dyshohet se ka qenë një atak.

Bukuroshja nga Kavaja studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit.

Ajo ka konkurruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023.

“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”,-deklaronte 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.

Familjarë e të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ikjen e Lorenës në lule të jetës.

Lajme të tjera |  Tritan Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us