Humb tragjikisht jetën në aksident një 20-vjeçar shqiptar në Itali

Një 20-vjeçar humbi tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur në Padova të martën. Viktima është A. Vocaj.

Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, i riu po udhëtonte me motor kur për shkaqe momentalisht të paqarta, humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në anën e kundërt të rrugës.

Në atë moment, ai u përplas me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar italian, i cili nuk mundi të shmangte impaktin me motorin. I riu shqiptar gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Dyshimet paraprake të hetuesve janë se 20-vjeçari mund të ketë përfunduar në kahun e kundërt të rrugës pasi u godit nga një makinë tjetër. Megjithatë hetimet për rastin vijojnë.

Lajme të tjera |  Zgjedhjet e 11 majit/ "Po negociojmë me grupin e Bashës”, Shehi kundër Berishës: Votim me ID të huaj? Nuk mund të realizohet

Nuk përjashtohet as mundësia e një manovre të gabuar apo që i riu shqiptar mund të jetë ndjerë keq papritur.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us