Humbet zgjedhjet klienti i LaCivita-s në Australi; Fiton kryeministri me origjinë shqiptare

Ka pësuar një disfatë spektakolare partia e djathtë e Australisë, e cila është këshilluar nga strategjisti elektoral i Sali Berishës, Chris LaCivita. Siç bëjnë të ditur mediat botërore, kryeministri laborist Anthony Albanese, një ish-sindikalist me origjinë të largët arbëreshe nga babai, ka arritur të fitojë mandatin e dytë, në mënyrë suprizë.

Duket se me kalimin e muajve magjia e Trump po vjen duke rënë e duke u kthyer në boomerang. Meqë bëht fjalë për Australinë. Taulant Balla, drejtuesi politik i PS-së për diasporën, ka shkruar në rrjetin e tij social se Kryeministri laburist i Australisë Anthony Albanese (me baba arbëresh i Italisë) sapo ka fituar zgjedhjet parlamentare, duke u rikonfirmuar Kryeministër. Kryetari i opozitës Peter Dutton, edhe ky klient i Latifit si bufi jo vetëm që humbi zgjedhjet por humbi dhe vendin e tij si deputet në Parlament. Eh mor gjithë ato miliona dollarë për strategun Latif”. Në fakt e njëjta gjë ndodhi edhe në Kanada, ku fituan progresistët e partisë liberale, duke pasur si qendër të fushatës së tyre një përplasje me administratën e Trump.

Lajme të tjera |  "Ata kanë Noizy-n, ne kemi Stresin"

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us