Humbi garën me Tabakun dhe mbeti jashtë Kuvendit, Alimehmeti: Do ketë analizë dhe llogari brenda PD

Kandidati demokrat në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, nuk arriti të ishte pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, edhe pse arriti të merrte 18,125 vota.

Në një përballje të fortë brenda grupit të PD mes Alimehmetit dhe Jorida Tabakut, kjo e fundit u shpall fituese me një diferencë votash prej 2,440.

Alimehmeti në një intervistë në Vizion Plus tha se gara elektorale nuk duhej të zhvillohej mes të njëjtës parti, duke fajësuar kështu sistemin zgjedhor.

Alimehmeti u shpreh se sapo të mbyllet procesi, ai vetë, por edhe demokratët e tjerë, do të ulen të bëjnë një analizë për të parë se ku ka qenë problemi i humbjes.

Intervista e plotë:

Humbët një garë, një garë mes jush dhe Tabakut. Sot që jemi 10 ditë pas zgjedhjeve, çfarë ndjesie keni?

Alimehmeti: Një garë elektorale nuk zhvillohet mes të njëjtës parti, por mes dy kaheve politike, pra mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Dhe le të themi, mjeshtrat që prodhuan këtë sistem zgjedhor, e kthyen këtë garë në brenda për brenda, e cila nuk i shërben askujt, nuk i shërben kandidatëve, por më e rëndësishmja nuk i shërben njerëzve. Nuk gjejmë askund një sistem elektoral të tillë në Evropë.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani tregon bisedën e fundit me Artan Lamen: Më tha zemrën e kam top

Ky sistem i largon njerëzit nga zgjedhësit dhe bën që të interesohen gjithnjë e më pak se kush zgjidhet në vend. Këto zgjedhje prodhojnë një parlament që komandohet shumë lehtë, në këtë rast nga kryetari i Partisë Socialiste.

Kur shkoja te njerëzit, njerëzit pyesnin: “Kush janë deputetët e zonës?” Aty janë ende njerëzit. Sistemin e ndryshuan, nuk ka më deputetë zone. Cilësia e parlamentit po bie, dhe kjo në dëm të të gjithëve ne. Nuk është kjo rruga që ne duam për zhvillimin e këtij vendi dhe është kjo arsyeja pse vendi po shpopullohet.

PD nuk i pranon zgjedhjet. Por, vetëm PD po flet për vjedhje votash, jo partitë e tjera. Mund të më jepni një opinion?

Lajme të tjera |  “Treni bullgar doli nga shinat”, Berisha: Në lokalin e fshatit u gjetën lista zgjedhësish dhe fletë votimi

Alimehmeti: Unë jam ende brenda procesit, po pres të mbyllet. Të marrim tabelat përfundimtare. Do ulemi dhe do bëjmë një analizë të hollësishme, unë të fushatës sime e kështu me radhë.

Mendoni se do ketë kërkesë llogarie brenda partisë për këtë rezultat që morët?

Alimehmeti: Analizat janë për të parë ato gjërat që funksionuan dhe t’i kemi parasysh në zgjedhjet e ardhshme, si edhe për gjërat që nuk funksionuan dhe si rrjedhojë nuk duhet të përsëriten në zgjedhjet e tjera.

Për të parë kush kishte një performancë të mirë dhe kush një performancë të dobët. Ky lloj inventari përcakton ritmin nëse do ecësh përpara apo do ecësh mbrapa.

Keni besim që do bëhet kjo analizë?

Alimehmeti: Pa diskutim që po.

Si mendoni ta vijoni aktivitetin tuaj politik?

Alimehmeti: Aktiviteti vazhdon. Aktiviteti ishte aty edhe pa qenë pjesë e parlamentit. Por ende procesi s’ka mbaruar. I japim kohën e vet procesit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us