Humbja e mandatit të deputetes së Zegjine Çaushit ‘lumturon’ Bardhin: Hajdute si vetë Belinda

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar me doza ironie për humbjen e mandatit së Zegjine Çaushit, pas rinumërimit të votave të qarkut të Fierit.

Reagimi i Bardhit ka ardhur përmes një postimi në rrjete sociale, teksa shkruan se Çaushi ka ndjekur “modelin e zv.kryeministres, Belinda Balluku”.

Bardhi që ishte edhe drejtues i PD-së për qarkun e Fierit shkruan se socialistja ka marrë pa të drejtë çfarë i del përpara, referuar kështu votave të pamerituara që rezultuan se Çaushi kishte përfituar në zgjedhjet e 11 majit, të zbuluar nga procesi i rinumërimit.

“Rinumërimi në Fier konfirmoi që dy njerëzit më të afërt, janë hajdutë si vetë TUTORJA!

Yjet e Belinda Ballukut në Fier Zeqirja dhe Cenushi: Një me mandat të vjedhur dhe tjetri me vota të vjedhura. Ceno Klosi e ka në gjak vjedhjen, e nisi në tatime dhe e përfundoi në vota, por keqardhja është për të rinjtë në PS që ndjekin modelin e Belindës, merr pa të drejtë çfarë të del përpara. Hajdutë të rëndomtë!”, shkruan Bardhi në rrjete sociale.

Mes Çaushit dhe Bardhit, ka pasur një “luftë online” mes thumbash dhe shpeshherë deklarata qesharake. Fillimisht këto deklarata u duken se funksionuan në favor të socialistes, pasi fitoi fillimisht mandatin, por shpejt ky “favor u rrëzua”, pas rezultatit të procesit të rinumërimit të votave të qarkut Fier.

Socialistja humbi mandatin me 10 vota diferencë përballë Maldrita Bardhos. Çaushi pas rinumërimit rezultoi se kishte 48 vota të pamerituara, pra në total 4026 vota. Bashkëngjitur edhe votat e diasporës, 600 të tilla, numri total shkoi në 4626 vota për të. Por nga ana tjetër, Maldrita Bardhos i ishin hequr padrejtësisht 26 vota.

Lajme të tjera |  Dy gabimet taktike të opozitës (së vjetër e të re) që i dhuruan PS-së 8 mandate parlamentare

Nga kutitë e hapura rezultoi se kishte 3616 vota në total. Ato që i hapën “derën e fitores” ishin 1020 votat e diasporës. Në total për Bardhon u bënë 4636 vota, pra 10 më shumë se Çaushi, por mjaftueshëm për t’i marrë mandatin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us