Humbja e thellë/ Berisha: Ka dy rrugë për të reaguar, rruga e paqes ose e armatosur me guerrile. Ne kemi zgjedhur…!

Kreu i opozitës Sali Berisha, thotë se për të zbuluar atë që ai e cilëson një farsë zgjedhore, ka dy rrugë: rruga paqësore dhe rruga e armatosur.

“Beteja kundër farsës zgjedhore është një proces. Është themelor, nuk ka asgjë më themelore për një vend se sa rikthimi i votës së lirë. Vetëm se ata duhet ta marrësh si proces. Ka dy rrugë, rrugën paqësore, për të cilën ne jemi të përcaktuar dhe që kërkon një proces

Ka pastaj rrugën e armatosur me guerile, por ne nuk jemi të kësaj rruge, ne e kemi bërë të qartë nga viti 1990 gjer sot, ne jemi parti e këtij orientimi, nuk heqim dorë.

Lajme të tjera |  Mbyllet numërimi për votën preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi drejt Parlamentit (Rezultatet)

Besojmë se ne do t’ia dalim…Asnjë moment nuk ka ndodhur që ne kemi pasur besim tek Edi Rama. Jo!

Por, nga ana tjetër, mbështetje për qeveri teknike ne kemi garantuar dhe rezolutat e CDI dhe IDU kërkojnë krijimin e qeverisë teknike. Pra, beteja është në vazhdim.

Betejë që shqiptarët të votojnë të lirë”, u shpreh Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us