Ish-deputeti, Gent Strazimiri, që do të rikthehet sërish në Kuvend, psai Berisha e vendosi në listë të sigurtë, thotë se qytetarët ndjekin një çyryk si Edi Rama dhe nuk frymëzohen nga Sali Berisha.
“Sigurisht që mund ta dokumentojmë, kjo është banale dhe e dukshme për të bërë që s’e kuptojmë atë që po ndodh. Burgu e voton më shumë se populli dhe diaspora më shumë se burgu. Si në burg, diasporë e Shqipëri, s’kanë qenë të lirë të votojnë. Dhe ky ka gjeneruar rezultat banal, të shëmtuar. Kur e bën, kur fyen dhe inteligjencën e shoqërisë, atëherë më këtë ke blerë belanë tënde.
Nuk paraqet vullnetin e votuesve. Ka prova filmike në rrjete, tufa zarfesh nga DHL në Kretë, me paratë tona është blerë shërbimi derë më derë për zarfet, dhe në fund kjo është dora që ka firmosur për mijëra e mijëra emigrantë që nuk kanë votuar…
Kjo është tepër e madhe dhe e trashë për t’u pranuar. Është e refuzueshme, që të mos vuajmë edhe njëherë për të njëjtën dorë që ka gjeneruar të njëjtin proces. Kemi mjaftueshëm prova për t’i thënë mjaft. As patronazhistët nuk të mjaftojnë më. Duhet refuzuar tani në moment, në mënyrë që të mos vuajmë edhe në 4 vite të tjera.
Ne akoma flemë nga 1 orë gjumë, pasi jemi të impenjuar në numërim. S’kam pasur kohë fizike për në media. Ky s’pati program elektoral. Ka mbetur kooperativa 2030. Tani i frymëzoka Zegjineja, simboli i femrës shqiptare, ndaj po shkojnë pas Edi Ramës. Ky është trendi që i frymëzon shqiptarët, çyrykë e jo Sali Berisha. Të vendosësh fytyrën tënde pas këtyre fjalëve, vetëm se të thuash ‘Zoti pastë mëshirë për ty’.
I kemi mbledhur të gjitha provat, duhet ta kuptojmë se këto nuk ishin zgjedhje. Ne kishim përpara shtetin. Ne kemi pasur përballë shtetin jo partinë e pushtetit. 34 % e shqiptarëve kanë arritur të bëjnë heroizmin, t’i bëjnë ballë. Që refuzon t’i përgjigjet kësaj maskarade. Unë refuzoj të besosj që pjesa më e madhe e socialistëve ëndërrojnë të bëhen si Zegjineja. Apo burra, kanë model maskarain që flet la e pa larë”, tha ai.