Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, aktorja Julia Ilirjani nuk e ka përballuar mirë disfatën e thellë në zgjedhje dhe ka shpërthyer në ofendim ndaj bashkëatdhetarëve të saj.
Në një postim në rrjetet sociale, ish-banorja e Big Brother Albania, ka shpërndarë një fotomontazh që ka qarkulluar në rrjet ku tregohen si “dele” qarqet që kanë votuar PS-në dhe si luftëtarë ato dy qarqe në veri që kanë votuar PD-në.
Por përtej kësaj ndarjeje skandaloze që i bëhet Shqipërisë në baza paragjykimesh që janë përdorur ndër vite, Ilirjani ka shkuar edhe më tej, duke urryer origjinën e saj teksa thotë se i vjen turp që është “nga jugu”.
“Me më ardh turp që jam nga jugu. Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele me IG fallco”, shkruan Julia Ilirjani.