Humbja me Interin dhe eliminimi nga Champions League nuk është kapërdirë lehtë nga Barcelona. Ndërkohë që në prag të “El Clasico” përballë Real Madrid, sfidë që do të luhet të dielën, klubi katalanas ka marrë një vendim drastik.
Konferenca për shtyp është anuluar dhe as trajneri Hansi Flick e as lojtarët nuk do të dalin para mediave në prag të kësaj supersfide. Kjo për shkak të mbingarkesës psikologjike që lojtarët kanë pësuar pas eliminimit nga Champions dhe klubi dëshiron që ata të përqendrohen krejtësisht te ndeshja e së dielës.
Kujtojmë se “El Calisco” mes Barcelonës dhe Real Madrid do të luhet këtë të diel, duke nisur nga ora 16:15. Katalanasit mbajnë vendin e parë me 79 pikë, ndërsa madrilenët me 75 të tilla renditen të dytët. Vlen të përmendet se kanë mbetur edhe 4 javë kampionati.