Humbje e thellë në testin kontrollues, Orges Shehi e pëson nga klubi i ish-it të Partizanit

Një tjetër ekip shqiptar ka zhvilluar miqësore sot në Turqi. Përveç Gjilanit, edhe Ballkani ka zhvilluar test.

Kampionët në fuqi të Kosvës ndodhen në Antalya, ku po zhvillojnë përgatitjet për ristartin e sezonit, ashtu si gjilanasit. Djemtë e Shehit kanë humbur 0-3 ndaj ukrainasve të Pollisya. Takimi i klubit nga Superliga e Kosovës është dominuar nga rivalëtr të cilët kanë treguar nivel më të mirë. Kujtojmë që ky është klubi ku Hadroj i Partizanit u transferua në këtë merkato.

Kjo ishte sfida e dytë e ballkanasve në tokën turke. Ndërkohë, ish-trajneri i Partizanit do të ketë sërish ndeshje të mëtejshme kontrolli, pasi AlbiMall Superliga rifillon në shkurt.

Lajme të tjera |  Në qendër të kritikave pas ndeshjes në Champions, FSHF zyrtarizon Marçiniakun për finalen Vllaznia-Egnatia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us