Humbje e thellë për Sivassporin e Manaj, sulmuesi kuqezi vlerësohet si më i miri

Sivasspori i Rey Manaj është mposhtur nga Trabzonspori në Superligën turke me rezultatin e thellë 4-0, takim që u mbyll që në pjesën e parë të takimit.

Në këtë përballje, sulmuesi shqiptar pati një paraqitje mjaft të mirë duke u vlerësuar me notën 7.5 nga “Sofascore”, duke rezultuar dhe si lojtari më i mirë i takimit për Sivassporit.

Me këtë disfatë, ekipi i Manaj gjendet në vendin e 15-të të renditjes, një vend sipër zonës së ftohtë me katër pikë larg vendit të 16-të.

Lajme të tjera |  Festë në klubin shqiptar, presidenti merr mesazhin emocionues: Njeriu i cili nuk po kursen asgjë nga vetja për skuadrën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us