Hyn në fuqi falja e gjobave, ja cilat përfshihen dhe kur do të shuhen nga sistemi

Vendimi i qeverisë për fshirjen apo faljen e masave administrative  i ndërmarrë 3 ditë para zgjedhjeve, ka hyrë në fuqi duke filluar nga kjo e mërkurë.

Vendimi i qeverisë për fshirjen apo faljen e masave administrative  i ndërmarrë 3 ditë para zgjedhjeve, ka hyrë në fuqi duke filluar nga kjo e mërkurë. I publikuar në fletoren zyrtare, Vendimi parashikon të gjitha penalitetet e vendosura nga 6 inspektoriate të ndryshme, ku përfshihen gjobat e vendosura nga inspektoriatet vendore dhe ai kombëtar i mbrojtjes së territorit, nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake, nga inspektoriati kombëtar i ushqimit dhe ai shëndetësor.

Një procedurë është parashikuar për zbatimin e këtij vendimi I cili pritet të zgjat nga 60-80 ditë.

“Procedura e fshirjes apo faljes së gjobave do të nis më përgatitjen e listave nga institucionet përkatëse. Një kopje e së cilës do t’i kalohet drejtorive përgjegjëse. Të cilat brenda 30 ditëve duhet të kryejnë procedurën e fshirjes apo faljes për secilin individ apo subjekt. Dhe në fund njoftohen kjo fshirje do të regjistrohet edhe në sistem.”

Për individët të cilët pretendojnë se sipas vendimit në fuqi nuk i është shfuqizuar masa administrative duhet të paraqesin kërkesë pranë institucioneve përkatëse të cilat kanë vendosur gjobën.

Lajme të tjera |  Grushti i shtetit në 1998, ish-truproja i Fatos Nanos rrëfen detajet: Ish- kryeministri shkoi në Dajt. I fundit fare ka ikur Edi Rama

Konkretisht përfitues të këtij vendimi janë ata indidivdë që janë gjobitur për ndërtim të paligjshëm për strehim individual nga IKMT, policia e shtetit apo ajo bashkiake.  Do të falen gjobat e vendosura nga AKU në subjektet agro-përpunuese si dhe penalitetet nga inspektoriati shëndetësorë për masat anti-Covid.

“Procesi i heqjes/fshirjes nga lista e subjekteve të debitorëve, sipas këtij vendimi, përfundon brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 3, të kreut III, për të cilin afati i përfundimit të procesit është 80 (tetëdhjetë) ditë.”

Shpenzimet administrative për realizimin e procesit të fshirjes së gjobave të paekzekutuar përballohen nga secili institucion.

Lajme të tjera |  Ilir Alimehmeti kandidaturë e PD për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Berisha

Vendimi për faljen e gjobave të vendosura do të përfshijë periudhën nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024. /Tch

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us