Hysaj dhe Strakosha dy më të vlerësuarit, zbuloni notat e futbollistëve të Kombëtares shqiptare sipas “Sofa Score”

Pavarësisht paraqitjes dinjitoze dhe rasteve të arta për shënim, Kombëtarja e Shqipërisë, nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në shtëpi ndaj Serbisë.  

Në bazë të vlerësimeve nga faqja e specializuar e staitistikave “Sofa Score”, futbollisti me notën më të lartë në radhët e kuqezinjve, rezultoi Elseid Hysaj, i cili mban kryesimin me 7.9. Kujtojmë që Hysaj fitoi edhe 11-metërshin e shpërdoruar nga Manaj. 

Ndërkohë që ndiqet nga Strakosha me notën 7.4, teksa vendi i tretë mbahet nga plot 3 futbollistë, që kanë marrë të njëjtën notë, 7.3. Bëhet fjalë për Shehun, Asllanin dhe Mitajn. 

Lista mbyllet me Manajn dhe Brojën që sipas “Sofa Score”, rezultojnë dy futbollistët me vlerësimin më të ulët, 6.3. 

WhatsApp Image 2025-06-07 at 23.07.32

Lajme të tjera |  “Gjithmonë me ty dhe për ty”, ish-sulmuesi i Superiores tregon mbështetje maksimale për Shqipërinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us