Ndeshja ndaj Serbise per Elseid Hysajt me fanellën e Kombëtares shqiptare është mjaft e veçante. Mbrojtësi i djathtë, do të regjistrojë në duelin e ndaj Serbise ndeshjen e tij të 90 me fanellën kuqezi.
Hysaj është futbollisti i dytë më me shumë ndeshje me fanellën kuqezi të Kombëtares, teksa ndjek prej kohësh atë që për vite ishte i pakapshëm, Lorik Canën. Ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë mban rekordin me 93 ndeshje të luajtura, ndaj për Hysajn mjaftojnë pak të tjera për ta arritur e për ta kaluar.