I akuzuar për krime lufte, vajza e Jakup Krasniqit-Vjosa Osmanit: Shpirt i shëmtuar

Faqja zyrtare e Presidencës së Kosovës e ka një rubrikë ku janë të publikuar emrat e ish-presidentëve të Kosovës. Në mesin e tyre është edhe emri i Jakup Krasniqit si ish-ushtrues i detyrës së presidentit. Nga një ish-zëdhënës i UÇK-së, historian dhe politikan, Jakup Krasniqi është prezantuar si i akuzuar për krime lufte në biografinë zyrtare të tij në uebfaqen e Zyrës së Presidentit.

Pas mënyrës si është prezantuar, ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa. Ajo ka bërë një reagim të ashpër, duke i përmendur presidentes Osmani edhe ndërhyrjet kirurgjike për dobësim.

“Besoj se bukuria e njeriut rrjedh nga brenda ashtu siç besoj që shpirtin e shëmtuar nuk e zbukuron dot as me stoli, as me intervenime kirurgjike për dobësim e as me rroba firmato,”- ka shkruar Gresa Krasniqi.

Çfarë publikoi Presidenca?

“Jakup Krasniqi (i lindur më 1 janar 1951) në fshatin Negrovc  të Komunës së Drenasit, është politikan shqiptar dhe ish-President i përkohshëm i Kosovës. Ka qenë Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjatë Luftës së Kosovës ai ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Në nëntor të vitit 2020 u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës”, është thënë në faqen e Presidencës.

I akuzuar për krime lufte, vajza e Jakup Krasniqit-Vjosa Osmanit: Shpirt i

POSTIMI

Aktakuza e parë kundër Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Lajme të tjera |  Votat preferenciale në Tiranë, kryesojnë Gonxhja, Xhafaj e Alimehmeti. Mbeten jashtë Kuvendit Majko, Meta, Idrizi dhe Qori

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us