I asgjësuan dhitë për shkak të murtajës, fermeri me lot në sy: Më iku buka e gojës

Hekuran Mata, kishte një fermë me 200 krerë dhi, por brenda dy ditëve janë asgjësuar për shkak të martajës që ka pushtuar vendin. Në një prononcim për Top Channel, Meta tregon me lot në sy se me asgjësimin e tyre, i ka ikur dhe buka e gojës së familjes.

 “Këto kanë ngordhur sot, është një dëm i paimagjinueshëm, kjo ishte mënyra ime e jetesës, kjo ishte buka ime. Në këtë vend edhe rusi nuk na gjente jo më virusi”, shprehet fermeri Hekuran Meta.

“I vranë këtu para derës sime me çfarë do të jetoj unë tani më thoni, ky ishte i gjithë malli im. Nuk dua para, por dhi, sepse paret i prish shpejt dhitë më sigurojnë jetesën”, shprehet Bajram Meta, fermer.

“Nëse e llogaris dëmin e këtij sezoni me qumështi dhe keca llogaritet dikur tek 100 mijë euro. Mora fund dua të dëmshpërblehet malli im, asgjë më tepër”, thotë fermeri Meta.

“Murtajën e kanë sjellë pasi unë nuk kisha nga të merrja këtu. Dikush në këtë fshat bleu disa qingja në Korçë dhe ai mi infektoi dhitë”, përfundon fermeri.

“Më mbeten zilet bosh veç me ja var njerëzve të shtëpisë tani”, theksoi Bajram Meta.

Deri më tani janë prekur 716 krerë, prej të cilëve 25 kanë ngordhur, 153 janë eliminuar, dhe pjesa tjetër është në proces eliminimi për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.

Lajme të tjera |  Ambasadorja shqiptare në Izrael: Jemi në gatishmëri të plotë, pesë shqiptarë ndodhen në territor

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar shpërthimin e murtajës së bagëtive të imëta në katër vatra të ndryshme në vend. Sëmundja, e cila prek dhen dhe dhi, është jashtëzakonisht ngjitëse për kafshët, sipas Ministrisë nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut, por nuk ka dhënë detaje që lidhen me asgjësimin e saj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us