“I bindur se ky do jetë viti i fundit i Ramës në qeveri” – Paloka sqaron nëse Argita do pasojë Berishën

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur për aludimet se Argita Malltezi mund të jetë pasardhësja e Sali Berishës në krye të demokratëve.

Paloka thotë se këto janë fantazi në nxitura nga një burim.

Duke theksuar faktin se Argita ka qenë pjesë e PD-së dhe studente e Dhjetorit, ai shtoi se e bija e ish-kryeministrit Berisha e ka sqaruar vetë pozicionin e saj.

Ju e njihni mirë zotin Berisha dhe i keni qëndruar pranë. Në këto kushte si ju duket Berisha në raport me mbështetësit e tij?

Mbase nuk duhej ta thoja, por mendoj se me këtë që po bëjnë me Berishën po bëhet favori më i madh. Praktikisht Shqipëria është vendi i dytë në Evropë, pas Rusisë që kërkon të burgosë kryetarin e opozitës. Kështu e sheh Evropa.

Ka shumë nga ata persona që mendojnë se Berisha duhet të largohet. Pati aludime se mund të jetë e bija, Argita Malltezi, e cila do e pasojë. Ju do e përshëndesnit?

Lajme të tjera |  Rama ‘FIRMOSI’ 78 mandate të sigurta, Berisha: Shqiptarët ia kanë prerë biletën!

Malltezi e mbajti vetë pozicionin e saj. Edhe po ta mendonte të ishte aktive në politike, nuk ka qenë kaq publike me një dalje në emision. Ajo vetë e sqaroi pozicionin e saj. Dua të theksoj se Argita ka qenë pjesë e PD-së dhe studente e Dhjetorit. Janë fantazi të nxitur nga një burim.

Si e mendoni rezultatin e këtij komisioni për Berishën?

Mendoni se do thyejnë vendimin e Ramës? Jo! Rama ka dëshirën perverse dhe ti poshtërojë rivalët. Ti kërkon një të drejtë kushtetuese, ai ta heq. Çështja më të drejtë opozita nuk ka pasur ndonjëherë. Kjo kauzë u mbështet nga të gjithë, edhe nga ndërkombëtarët.

Do ishte gati opozita për zgjedhje?

Lajme të tjera |  Ore ku e keni vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për heqjen e non grata-s së Berishës?

Jo, pasi nuk ka zgjedhje dhe as drejtësi. Rama nuk të lë të bësh zgjedhje, dhe as drejtësi nuk ka.

Kam bindjen se ky do të jetë viti i fundit i Ramës në qeveri. Arsyen do e tregojë koha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us