I dehur në timon, arrestohet në flagrancë polici

Një punonjës i policisë është vënë në pranga nga agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi është konstatuar duke ngarë makinën në gjendje të dehur.

Shtetasi F. H., 51 vjeç, me detyrë SPZ i Stacionit të Policisë Rrogozhinë, akuzohet për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor i Parë F. H., 51 vjeç, me detyrë SPZ i Stacionit të Policisë Rrogozhinë, pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë F. H. u krye pasi ai u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Lajme të tjera |  Berisha u kërkon ndjesë ish-pronarëve dhe të përndjekurve dhe u jep fjalën: Do ju shlyejmë borxhin brenda një mandati

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us