Një 43-vjeçar u arrestua në Pire, i akuzuar për paturpësi seksuale, pornografi me fëmijë dhe tërheqje të fëmijëve për arsye seksuale. Sipas njoftimit të ELAS (policia greke), i arrestuari është nga Patra dhe i është afruar të miturës përmes Instagramit. Vajza ka njoftuar të atin, i cili duke u shtirur si ajo, ka organizuar një takim me 43-vjeçarin në shtëpinë e shokut të tij në zonën e Pireut.
Aty e prisnin efektivët e policisë, të cilët e dërguan në Seksionin e Sigurisë të Keratsinit – Drapetsonas dhe e arrestuan. 43-vjeçari ka treguar në polici se muajt e fundit u afrohej femrave dhe vajzave të mitura në internet dhe kryesisht përmes Instagramit, “duke shfaqur sjellje seksuale, për të kënaqur dëshirat e tij”.
Gjithashtu, efektivët e policisë kontrolluan shtëpinë e tij në Patra si dhe makinën e tij, ku i gjetën dhe sekuestruan ndër të tjera edhe pajisje të vogla elektronike për ruajtjen e të dhënave dixhitale të përmbajtjeve seksuale. Atij iu sekuestrua një çantë shpine. Brenda çantës së shpinës kishte aksesorë seksualë, si dhe një pajisje ruajtëse të të dhënave (usb stick) me pamje nga bisedat me të miturën, foto dhe video me përmbajtje të turpshme.
43-vjeçari është dërguar te oficeri hetues, i cili ka lëshuar një urdhër ndalimi të përkohshëm dhe në bazë të këtij urdhri, ai u burgos në Qendrën e Paraburgimit në Tripolis.
Njoftimi i ELAS (policisë greke):
Nga ana e Departamentit të Sigurisë në Keratsini – Drapetsonas u arrestua një shtetas 43-vjeçar, i akuzuar për fyerje të dinjitetit seksual, pornografi të të miturve dhe tërheqje të fëmijëve për arsye seksuale. Në mënyrë të veçantë, 43-vjeçari, me banim në zonën e Patrës, duke përdorur një aplikacion në rrjetet sociale, ka arritur të kontaktojë me një të mitur me qëllimin përfundimtar për të kënaqur dëshirat e tij seksuale.
Mirëpo e mitura ka lajmëruar të atin, i cili duke pretenduar se është ajo, ka organizuar një takim me 43-vjeçarin në një shtëpi në zonën e Pireut, ku është ndaluar nga efektivët e policisë së Veprimit të Menjëhershëm.
Më pas ai u dërgua në Departamentin e Sigurisë në Keratsini – Drapetsonas, ku u arrestua teksa kishte një çantë shpine me mjete ndihmëse erotike – aksesorë, si dhe një pajisje ruajtëse të dhënash (usb stick) me pamje nga bisedat me të miturën, foto dhe video të cilat u konfiskuan. Nga kontrollet e mëvonshme, të kryera nga punonjësit e Nëndrejtorit të Sigurisë Patras në shtëpinë dhe automjetin e tij, ndër të tjera, iu gjetën dhe u konfiskuan pajisje për ruajtjen e të dhënave dixhitale me përmbajtje përkatëse.
Mjetet e konfiskuara janë dërguar për ekspertizë në Drejtorinë e Hetimeve Penale, ndërsa i arrestuari është dërguar në Prokurorinë kompetente, rasti i tij i është referuar Prokurorisë dhe ndaj tij u caktua paraburgimi./Protothema – ZËRI/