I dha fitoren Espanyol, Marash Kumbulla: Më i lumtur për fitoren sesa për golin, por s’ka mbaruar asgjë

Marash Kumbulla ka folur pas sfidës Espanyol – Getafe, e cila përfundoi me rezultatin 1-0. Ishte pikërisht goli i mbrojtësit shqiptar, i cili i dha fitoren Espanyolit, duke e afruar kështu me mbijetesën.

Në përfundim të këtij dueli Kumbulla u shpreh mjaft i lumtur. Ai thotë se janë tifozët ata që i motivojnë, teksa shprehet se misioni ende nuk ka mbaruar, pasi mbijetesa nuk është siguruar.

“Jemi shumë të lumtur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një kundërshtari të fortë. Luajtëm shumë mirë. Jam i lumtur që shënova dhe për më tepër për fitoren. Këta tifozë na shtyjnë gjithmonë, na japin shumë mbështetje. Jemi një ekip shumë i fortë në shtëpi. Është një fitore shumë e rëndësishme, por nuk dua të flas deri sa (mbijetesa) jonë të jetë arritur matematikisht”, tha Kumbulla.

Kujtojmë se Espanyol mban vendin e 12-të në tabelën e renditjes në LaLiga. Klubi nga Barcelona është 9 pikë larg “zonës së ftohtë”, teksa kanë mbetur edhe 7 javë të tjera për t’u luajtur.

Lajme të tjera |  Kërkojnë pikë jetike përballë Egnatias, Ernest Gjoka: Jemi mirë në aspektin psikologjik, por kemi mungesa të rëndësishme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us