I dha fund jetës duke pirë fotoksinë, detaje nga vdekja e 45-vjeçares në Berat: Nuk e donin fëmijët…

Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen në Berat, ku një 45-vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Viktima është Flutura Brahushi nga fshati Cukalat.

45-vjeçarja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe është gjetur e pajetë brenda banesës së saj nga bashkëshorti 74-vjeçar.

Fqinjët e 45-vjeçares kanë thënë se e ndjera vuante nga depresioni dhe se merrte mjekim për këtë sëmundje.

Ata thonë se 45-vjeçarja ka pasur jetë të vështirë me shumë sakrifica dhe sfida. Flutura ishte e divorcuar nga një martesë e parë, ku kishte dy fëmijë.

Pas divorcit ajo është martuar me një person tjetër rreth 30 vjet më të madhe nga vetja, ku kishte dhe dy fëmijë.

Lajme të tjera |  Dosja “PARTIZANI”, Berisha: Piramidë mashtrimi!

Fqinjët thonë se fëmijët nga martesa e parë e Fluturës nuk e kanë pranuar martesën e nënës së tyre me burrin e dytë rreth 30 vite më i madh se ajo.

Mospranimi i martesës me burrin e dytë nga fëmijët dyshohet të ketë qenë shkaku që i shkaktoi 45-vjeçares depresion, thonë fqinjët.

Ishte njeri shumë i mirë, punëtore në kulm, por ishte e sëmurë, kishte kohë. Ishte me depresion, asaj i binte të fiktë që kur ishte me fëmijën e parë. Punonte me dhentë, me pula dhe i shoqi nuk e linte vetëm sepse e dinte që ishte e sëmurë. Bashkëshorti i saj është 74 vjeç.

Ajo ishte e divorcuar. Lindi djalin dhe vajzën me këtë burrin këtu dhe kalonin shumë mirë. Ai ishte në gjendje të vështirë se gruaja e parë i vdiq, ishte me sëmundje të keqe, hyri në borxh, e më pas mori këtë. Ishin punëtorë të mëdhenj të dy. Merreshin të dy me blegtori”, tha një nga fqinjët e 45-vjeçares./tch

Lajme të tjera |  Deputeti demokrat, paralajmërim për PD: Nuk nxjerr gjë në pazar, por do t’u nxjerr “ujin e zi”!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us