“I dimë cilësitë e Barcelonës”, Gjimshiti nuk frikësohet: T’i japim emocione tifozëve

Atalanta do të udhëtojë nesër në transfertë për t’u përballur me Barcelonën në javën e fundit të Champions League. Berat Gjimshiti pritet titullar në formacionin e bergamaskëve për nesër dhe pak më parë ishte në konferencë për shtyp për mediat.

“I dimë cilësitë e Barcelonës, madje kohët e fundit ata kanë shënuar shumë gola, me lojtarë sulmues shumë cilësor. Nuk janë vetëm mbrojtësit, ne mbrohemi dhe sulmojmë të gjithë si ekip. Në fazën ofensive do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”

Keqardhje që nuk luani në “Camp Nou”? “Stadiumi Olimpik i Barcelonës nuk është i keq, të luash në Camp Nou do ishte mirë. Ne as nuk luajtëm në Bernabeu kundër Real Madridit. Ajo që ka rëndësi është fusha”

Lajme të tjera |  FOTO/ Nuk siguruan Superioren, por morën “dhuratë” nga FSHF, njihuni me stadiumin e ri të klubit të njohur

Nesër do të jenë 3000 tifozë të Atalantës, si ndiheni? “Është bukur të dëgjosh këtë, që kaq shumë tifozë po vijnë nga Bergamo, është krenari të dëgjosh që kaq shumë tifozë po vijnë në Barcelonë. Vitet e fundit kemi pasur mbështetje nga tifozët dhe banorët e Bergamos, kjo na jep shtysë të japim emocione”, u shpreh Gjimshiti.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us