I ekzekutuan vjehrrin në Lezhë, zbardhet DËSHMIA e GRUAS së Roan Brahimit!

Gruaja e Roan Brahimit, e cila dyshohet se ishte shënjestra e atentatit mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ka deklaruar para hetuesve të policisë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj, Gjovalin Prendin në Lezhë apo në lidhje me plagosjen e katër personave në Lundër.

Report TV shkruan se ajo ka deklaruar para hetuesve se nuk ka probleme me njerëz të tjerë, por nuk ka përjashtuar konfliktet që ka pasur bashkëshorti i saj me të tjerë.

Gruaja e Roan Brahimit, gjatë kohës së atentatit ka qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë, çka dyshohet se atentatorët kanë pasur informacion për këtë.

Mësohet se ajo nuk i ka marrëdhëniet e mira me familjarët e Roanit.

Lajme të tjera |  “Gjysma e burrave janë çyrykë”- Berisha i kujton Kanunin, Ramës: Qafën e Buallit nuk e kishe kaluar ti pa të tredhur dibranët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us