I pyetur nëse do të propozohej si kandidatë për kryetar për bashkinë Tiranë, do të ishte i gatshëm që të pranonte, Blendi Gonxhja tha se nuk është pjesë e natyrës së tij që të bëjë plane personale.
“Unë dua të jem shumë i kujdesshëm për këtë sfidë që kemi para që është 11 maji, unë dua të jem i matur dhe përfaqësoj një person më një bagazh të vetën që lidhet me qytetin dhe me të shkuarën time dhe dua të tregojë një pjekuri të lartë në këtë mision
Unë se gjej me vend këtë temë tani, jemi këtu për zgjedhjet e 11 majit. Jam thirrur për të kontribuar në fusha të caktuara kam hapur edhe krahun kur ka qenë e rëndësishme për kauzën dhe koston që mund të kishte politikisht institucioni dhe grupimi që unë përfaqësoja, nuk ë është pjesë e natyrës sime që të kem plane personale në avancë për veten time” tha ai në Report TV.