I ‘hoqi’ 3 pikët Tiranës, Fatmir Prenga reagon pas penalltisë së humbur

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit që u zhvillua mbrëmjen e së dielës që lamë pas, u mbyll në barazim pa gola. Por një nga episodet që mund të ndryshonte ndeshjen ishte penalltia në sekondat e fundit.

Megjithatë, sulmuesi i Tiranës, Fatmir Prenga nuk ia doli që të mposhte Pano Qirkon. Sulmuesi bardheblu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i hequr Tiranës mundësinë e 3 pikëve në derbi.

Për herë të parë është vetë sulmuesi që ka reaguar në rrjetet sociale. “Ndihem keq, por jo i mposhtur. Këto ngjyra i dua me gjithë zemër”, shkruan Prenga në profiling e tij në “Instagram”.

I ‘hoqi’ 3 pikët Tiranës, Fatmir Prenga reagon pas

Postimi i Fatmir Prengës
Lajme të tjera |  FOTO/ I ndërprenë para kohe kontratën, reagon për herë të parë Albion Marku

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us