“I ikur” nga Turqia, Arbnor Muja mes Antverpit dhe Anderlehtit

Arbnor Muja është duke luajtur ndeshjet e fundit në Turqi sepse do të rikthehet në Belgjikë. Kjo është dëshira e sulmuesit, i cili prej një viti është pjesë e Samsunsporit në kampionatin turk, që kur u transferua nga Antverpi në Belgjikë në shkurtin e kaluar.

Aventura e sulmuesit anësor nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, ku shumicën e ndeshjeve, Muja i ka nisur nga stoli, duke mos arritur të bëhet një lojtar titullar. Në 29 takime në kampionat, ai e ka nisur vetëm 12 herë nga fillimi dhe këto në pjesën e parë të sezonit, ndërkohë në vazhdim më shumë ka qëndruar në stol. Kjo lëvizje duket se nuk ka shkuar në favor të lojtarit, i cili është grumbulluar disa herë edhe nga Silvinjo.

Lajme të tjera |  Gledi Mici “qetëson” Bledi Shkëmbin, por një tjetër mbrojtës mban në “ankth” bardheblutë

Gazeta mëson se Muja dëshiron të rikthehet në kampionatin belg, ndërsa mundësia është për një kalim tek Anderlehti. Tek ekipi i njohur trajner ka shkuar shqiptari Besnik Hasi dhe Muja do të kishte një mbështetje më shumë. Por, nuk përjashtohet edhe një rikthim tek Antverpi, skuadra ku Muja luante në Belgjikë, ndërsa më parë ai duhet të zgjidhë kontratën me Samsunsporin, me të cilët është lidhur deri në vitin 2027.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us