I ka përfunduar kontrata, Skënderbeu i “lutet” kapitenit për qëndrimin

Largimet nga Skënderbeu pasi ranë në Kategorinë e Parë pritet të vazhdojnë. Deri më tani janë konfirmuar largimet e 3 futbollistëve, Liridon Balajt, Mamane Amadou Sabo dhe Felipe.

Por kësaj liste mund t’i shtohet edhe Elvis Prençi. Këtij të fundit i ka përfunduar kontrata me mbylljen e sezonit dhe tashmë gjithçka është në dorën e tij nëse do të qëndrojë te “Ujqërit e Dëborës” edhe në Kategorinë e Parë apo jo.

Klubi dëshiron që kapiteni të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, ku do të mbështeteshin te shërbimet e tij për të tentuar rikthimin sa më të shpejtë në elitë. Pas ofertës së drjetuesve, tashmë topi është në fushën e Prençit, i cili në ditët e ardhshme pritet t’i japë fund kësaj dileme.

Lajme të tjera |  10 milionë euro, drejtuesit e klubit të Superiores marrin ofertën e PAPRITUR

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us