I ka skaduar kontrata me Empolin, “sirena” turke për Ardjan Ismajlin

Të reja të rëndësishme sa i takon të ardhmes së Ardjan Ismajlit. Për mbrojtësin kuqezi, të cilit i ka skaduar kontrata me Empolin, ka shfaqur interesim skuadra e Besiktas.

Klubi turk po bën sondazhe për Ismajlin dhe shumë shpejt mund të ndërmarrë ndonjë lëvizje konkrete.

Ismajli, pasi të  shqyrtojë të gjitha ofertat, do të marrë vendimin e tij për destinacionin e ardhshëm. Ai ka luajtur sezonin e fundit 29 ndeshje.

Lajme të tjera |  FOTO/ Emocionet e përballjes me Serbinë “kaplojnë” edhe familjarët e Sylvinhos, Taty Mendes: Nuk e di se si do e përballojë zemra ime!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us