Lucca Mastrangelo, një Yuotube-r i famshëm italian dhe tifoz i çmendur i Interit, ndryshe nga mediat italiane nuk mendon se Kristjan Asllani ishte lojtari më i dobët i zikaltërve në derbin e humbur 3-0 ndaj Milanit.
Sipas tij, mesfushori shqiptar luajti njësoj si Barella dhe Mkhytarian.
Më pas, shtoi dozën e kritikave duke thënë: “Në fillim thonin se Asllani nuk tregon më të mirën e tij sepse luan vetëm me rezervat, Zielinskin dhe Frattesin. Asnjëherë nuk e fusin me titullarët. Por, kohët e fundit gjithmonë ka luajtur krah titullarëve. Kishte në krah Barella dhe Mkhytarian. Tani çfarë duhet të themi? Që e kanë fajin Barella dhe Mkhytarian pasi luajtën keq ata të dy dhe prandaj luajti keq edhe Asllani? Djalë, duhet të ndihmosh veten! Dil në pah për një herë të vetme! Më trego diçka se nuk po shikoj asgjë te ty. Nota 5 si përfundim”.