Ish-numri dy i Qeverisë Arben Ahmetaj ka rrëfyer detaje rreth shkarkimit të tij nga detyra, nga Kryeministri Edi Rama. Sipas tij, gjithçka filloi në vitin 2022 ku ai tregon se marrëdhënie e tij me Ramën kishte mbaruar. Ai ka treguar një bisedë që ka pasur me Ramën ku i ka kërkuar të largohet. Shkarkimin e tij ai e ka cilësuar si show politik. Po ashtu ai ka rrëfyer një takim që ka pasur me një biznesmen, konkretisht Irfan Hysenbelliu. Nga ky takim dikush e ka fotografuar dhe ia ka dërguar Ramës. Po ashtu ka treguar detaje nga mbledhja e Kryesisë së PS, ku ai u shkarkua nga postet politike në këtë formacion politik. Deklaratën e bëri në “Çim Peka Live”.
Arben Ahmetaj: Në shkurt të 2022, gjithë historia e kësaj teorie konspiracioni duke e konturuar edhe me elementë të tjerë përplasjeje, isha i bindur që marrëdhënia ime me kryeministrin kishte mbaruar. Ai edhe mund ta mohojë këtë gjë. Para Zotit kjo është e vërtetë. I kam kërkuar të largohem. Iu ula përballë edhe i thashë që marrëdhënia jonë është përmbysur. Nuk kam aspiruar për asgjë. I thashë jam për besimin tek marrëdhënia që kishim bashkë, i thashë që të mos krijoj probleme me dorëheqje më lër të largohem. Me mënyrën që ka që nuk përballet jo po nuk është e vërtetë, cila ishte arsyeja? Ishte 24 korriku që të bënte atë shou për të më shkarkuar 30 minuta pasi Ilir Meta të linte presidencës dhe Bajram Begaj hyri.
Çim Peka: Ishte shoqërimi juaj me Ifran Hysenbelliun sepse Rama kishte dhënë urdhër.
Arben Ahmetaj: Është një gjysmë e vërtetë. Po të ishte kjo do ishte po aq perverse dhe fëmijënore. Arsyeja ishte simbolike për t’i treguar shqiptarëve që po largoj njeriun e Ilir Metës. Unë nuk kam qenë ndonjëherë njeriu i Metës. Kam qenë i Partisë Socialiste. Nuk kam pasur ndonjëherë marrëdhënie varësie me të. Ishte simbolikë. Atë natë është thënë një fjali kur është mbledhur ish-sekretari i Përgjithshëm. Meqë ra fjala, arsyeja pse iku Gjiknuri, ai mund të dalë ta mohojë se raportin me të vërtetën e ka me veten, sepse i ka thënë ajo që po ndodh me Ahmetaj është shkelje proceduriale dhe e gabuar. Nuk dua të flasim për Gjiknurin, unë e respektoj në shumë kënde, unë atë ditë që jam shkarkuar, u fol sikur para se të vinim në inagurim, nga 7-8 anëtarë kabineti ndaluam tek Rogneri, unë kam takuar Irfanin dhe jam çuar dhe e kam takuar. Një nga ministret ka bërë foto dhe ia ka dërguar. Ishte e përgatitur. Unë e pashë atmosferën politike rreth meje, ndaj i kërkova të largohesha. Në Kongres u fol për pandeminë dhe rindërtimin, unë nuk u lejova të flisja. Unë e kuptoja shumë mirë. I mençuri i dynjasë nuk jam, por budalla nuk jam. Kam folur me dy miq të mi dhe i kam dhënë që dua të largohem sepse nuk dua të dëmtoj. Ai nuk më la të largohesha dhe ka ardhur kërcënimi i parë në mbledhje të Kryesisë. Më 24 korrik është dhënë që unë largohesha se kam dëmtuar unitetin e PS. Me ndonjë batutë do iu përgjigjet kryeministri, me dardha, mollë e pjeshkë. Në mbledhjen e Kryesisë tha “Do shkojë në të sëmës ai që prish unitetin”. Njerëzit që më njohin e dinë që jam impulsive. Mendova se mosha ime 55 vjeç, nuk do t’ja falja vetes po të kisha dhënë ndonjë gjë. Le të bëjë batuta sa të dojë, të qeverisi me batuta. U sajua pjesa e mercenarit.