‘I kan q* nënën duke folur”/ Serat me kanabis në Berat, zbardhen përgjimet: ‘Lefteri’ është me ne

Disa ditë më parë, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar finalizoi një aksion për serat e kanabisit që u gjetën në Berat. Të arrestuarit nga aksioni janë lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” nga GJKKO. Bëhet fjalë për: Lulëzim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapi dhe Adiol Çifliku, ndërsa në kërkim janë 3 persona të tjerë. Por teksa të arrestuarit po gjykoheshin në gjyq, detaje të reja janë zbuluar lidhur me “biznesin” e kultivimit të bimëve narkotike.

Në komunikimet në “Whatsapp” më datën 2 shtator të viti 2022, Hamdi Dyli i shpreh shqetësim Arben Vrapit, duke i folur për një person të quajtur “Lefter”, që mesa duket i kishte pikasur në aktivitetin e tyre.

Lajme të tjera |  “Latifi do ikë më i pasur nga sa erdhi, është i vetmi “rrotë same” në atë grumbull mbetjesh”, Rama ironizon LaCivita

“O vlla po më thoshte Lefteri ca muhabete dhe i thash çne unë me këto gjëra… për të ditur e di po nga e mori vesh,“-i shkruante ai, ndërsa tjetri iu përgjigj: E di për mua…Po s’ka problem mos e vrit mendjen…Ai me ne është. Por vëlla thuaj atyre nga hoxhenjt mos të flasin shumë se i kanë q… nënën me të folur. Por nuk komunikonin vetëm në “Whatsapp”, pasi një tjetër platformë të besuar duket se kishin edhe “Sigal”, ku i kishin vendosur vetes nofkat: “Flaka OTR”, “daja”, “ rrushi “, “samo” “TBA”, “Sadii” , “ Sxx”. Në këtë rrjet bisedojnë lirshëm për punën, por sigurisht pa e përmendur me emër.

Lajme të tjera |  Meta thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje të dielën: Të braktisim shpopullimin, të zgjedhim ndryshimin

Terezi e këna vu , 2 rrugë 300 arka, i musha unë, kur i qëndrojmë te koka punës shkon çdo gjë në rregull”– janë disa nga bisedat që kanë komunikuar anëtarët e grupit.

Nga i gjithë grupi, Sadetin Hasaj ishte personi më aktiv në këtë aktivitet, ku më pas orientonte edhe shokët e tij, për ti dërguar ushqime, veshje, cigare, por kujdesej që edhe 95 gratë që kishin marrë në punë për të punuar në sera, të mos u mungonte asgjë. Bashkë më miqtë e tij, këta persona dy vite më parë, morën me qira disa parcela toke në fshatin Rërëz të Beratit, ku ngritën 4 sera ku kultivionin kanabis.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us