Dy shqiptarë, babë e bir janë vënë në prangat e Policisë italiane pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një italian pas një sherri. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, italiani, emri i të cilit nuk bëhet me dije ka kërcënuar me thikë babain e shqiptarit në lokalin e tij. Këtu ndërhyn djali 20-vjeçar, i cili dhe e plagos.
Raportohet se 47-vjeçari italian ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë plagë thike në gjoks. Kanë qenë dy shqiptarët (babë e bir) ata që dhe e kanë dërguar në spital të plagosurin. Menjëherë pas mbërritjes në spital ata janë arrestuar. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.