“I kisha thënë të mos dilte vetëm nga shtëpia”, Xhemal Loka: Djali e kishte gjetur Bedrien në internet në 5 të mëngjesit

Gjykata e Durrësit ka lënë në masën e arrestit me burg Xhemal Lokën, i cili akuzohet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij, Bedrie Loka. Në këtë mënyrë Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit, ndërsa Xhemal Loka ka pretenduar se nuk ka qenë ai shkaku për vetëvrasjen e bashkëshortes së tij.

Familja e Xhemal Lokës ka hedhur akuza në drejtim të vëllezërve të viktimës, që sipas tyre kanë tentuar të hedhin baltë mbi 45-vjeçarin. Prokurori kërkoi masën e arrestit me burg për Lokën, pasi paraqet rrezikshmëri, për shkak të të shkuarës së tij kriminale, dhe precedentëve që ka pasur më herët.

Edhe në sallën e gjyqit, Xhemal Loka ka pretenduar se ai nuk ishte shkaku për vetëvrasjen e bashkëshortes së tij.

Lajme të tjera |  Afera 'Partizani', GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin

“Nuk jam dakord me prokurorin. Nuk janë në dijeni për problemet tona. Kemi pas kërcënime. Nusja ime është kërcënuar. Edhe unë me telefon në 2 të natës në Greqi. Muhamet Bushi, vëllai i nuses time ka qenë në dijeni dhe për kërcënimet që ka pasur. I nxorën dhe një foto të dytë në maj ku i thonin që nuk kemi mbaruar akoma. Nuk arrita ta kuptoj që do arrinte këtu.

I kisha kërkuar që të mos dilte e pashoqëruar nga njëri prej fëmijëve. Djali e kishte gjet në orën 5 të mëngjesit zgjuar dhe e kishte pyetur ç’po bën dhe ishte në internet. Ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi. Gjithçka e kam lënë në emër të saj. Denoncimin në polici për foton e ka bërë por nuk e di ku ka ngecur hetimi.  Jam bërë me vra veten tani. Kam 4 fëmijë rrugëve. Kërkoj detyrim paraqitjeje se ata fëmijë duan të hanë bukë”, ka deklaruar ai.

Lajme të tjera |  Ilir Meta në kërkim të lirisë, bën gati dy kërkesa, në Kushtetuese dhe Apel

45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e ka dhunuar dhe në sy të dëmijëve të tij. Vëllezërit e Bedrie Lokës knë pretenduar se ajo është varrosur me shenja dhune

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us