‘I maskuar’ me kapuç në kokë! Ish-kyebashkiaku socialist, Elvis Roshi pjesë e takimit të Berishës në Kavajë

KAVAJË-Ish-kryebashkiaku Elvis Roshi është fotografuar i maskuar me kapuç mes turmës në takimin elektoral të Sali Berishës në Kavajë. Roshi është pozicionuar pas rreshtave të parë, duke ndjekur nga afër zhvillimet e takimit.

'I maskuar' me kapuç në kokë! Ish-kyebashkiaku

ELVIS ROSHI

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi ka treguar mbështjen e familjarët e tij kandidatë në Partinë Demokratike prej fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Roshi është përfshirë në fushatë për kushëririn e tij Elton Roshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga PD.

Kujtojmë se Roshi kur drejtonte bashkinë Kavajë ka qenë i etiketuar me akuza nga Sali Berisha. Vetë kreu i PD ka komentuar përzgjedhjen e Elton Rroshit si kandidat për deputet, duke thënë se kushëriri nuk është mëkatar për ato që ka bërë ish-zyrtari vendor, Elvis Rroshi, i cili u përjashtua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit

Lajme të tjera |  Rama: Çfarë i ka bërë shqiptari këtij vendi s’ia ka bërë as armiku

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us