Ndryshimi i trajnerëve te Beshiktashi sjell edhe ndryshimin e situatës së Ernest Muçit në klubin e njohur turk. Futbollisti ishte në dyshim për të qëndruar apo jo në radhët e klubit të qytetit të Stambollit, me shitjen apo huazimin e tij në janar. Por me ardhjen e Ole Gunar Solskjaer, gjithçka ka ndryshuar.
Ish-trajneri i Mançester Junajtid, ishte në tribunë si spektator në ndeshjen e kësaj fundjave që Beshiktashi luajti ndaj Samsunspor. Në barazimin 0-0, Muçi ishte ndër më të mirët në fushë, edhe pse u aktivizua vetëm në minutën e 59-të, teksa krijoi disa raste para portës, por pa ia dalë të tundte rrjetën
Solskjaer e sheh si një alternativë të rëndësishme për fazën ofensive të ekipit e pse jo, një kandidat shumë të fortë për formacionin titullar.