I morën PD-së 8 mandate, por pa kontribut! Aleatët besnikë të Berishës ‘dramë’ me vota

Jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, rezultati i 11 majit tregoi se koalicioni mes Partisë Demokratike dhe mbi 20 partive të tjera qe një kontratë e nënshtruar pa dobi për demokratët të cilëve iu desh të spostoheshin e të hidheshin në betejën e listave të hapura për t’i liruar mandate të sigurta, jo pak, por 8 emrave nga radhët e aleatëv
Rezultati i dobët dhe tkurrja e partisë më të madhe opozitare, nuk u ndihmua dot as nga votat e koalicionit, pasi prej aleatëve, Sali Berishës, ndonëse kishte parashikuar 1/3 e votave, në të gjithë vendin nuk i kanë ardhur më shumë sesa rreth 60000 vota që nuk bëjnë dot as 6 mandate deputeti ose në total rreth 1/9 e votave që ka marrë PD.

Partia e Lirisë i solli koalicionit rreth 26 mijë e 700 vota, duke arritur kështu të justifikojë vetëm 2 nga 4 mandatet e sigurta që mori nga Partia Demokratike

VOTAT E GRUMBULLUARA NGA KANDIDATËT E  PL
Elmira Ndrevashaj PL Shkodër 845     vota
Adriatik Hoxha PL Durrës 1585 vota
Dashamir Xhika PL Elbasan 3139 vota
Gentian Çala PL Korçë 3811 vota
Lefter Maliqi PL Berat 5222 vota
Arben Çuko Fier 1874  vota
Viktor Tusha PL Lezhë 2215 vota
Ilir Metaj Tiranë 7981 vota

Mes këtij grushti votash, kontribuesi më i madh duket të jetë Partia Agrare e Agron Dukës, që e sakrifikoi veten me vetëm 1 kandidat në listë të sigurt, Artan Lukun, tashmë deputet i Durrësit. Në këmbim të këtij deputeti, Agron Duka solli 22 mijë e 660 vota, përmes 9 kandidatëve në listë të hapur.

VOTAT E GRUMBULLUARA NGA KANDIDATËT E PAA
Elton Rroshi Tiranë- 5452 vota
Artan Liçaj Vlorë-3553 vota
Edison Doci Lezhë 2944 vota
Alis Narazani Elbasan 1875 vota
Matilda Matija Shkodër 1860 vota
Oltion Merdari Berat 1127 vota
Enton Çaçani Korçë -1398 vota
Ndrec Pjetri Durrës 4451 vota

Shpëtim Idrizi, që kur firmosi koalicionin me PD pretendoi deri në fund 2 mandate të sigurta deputeti, nuk i ka sjellë koalicionit me kandidiatët e regjistruar në siglën e PDIU-së as gjysmën e votave të një mandati. Me Mesila Dodën deputete të sigurt, përmes kandidatëve në listë të hapur, përfshirë dhe veten, Idrizi solli vetëm 4 mijë vota.

VOTAT E GRUMBULLUARA NGA KANDIDATËT E PDIU:
Shpëtim Idrizi Tiranë 1991 vota
Liljan Idrizaj PDIU Shkodër 290 vota
Dritan Sejko PDIU Elbasan 601 vota
Elsuida Vila PDIU Korçë 342 vota
Skënder Muço PDIU Vlorë 854 vota

Vendin e sigurt në parlament, nuk e kanë justifikuar dot as votat e PBDNJ së Vangjel Dules dhe Partisë Republikane të cilët hodhën në garën e hapur kandidatët Gjikuria e Jahelezi, por që nuk kapën dot as nga 4 mijë vota.

PBDNJ
Petraq Gjikuria Vlorë 3982 vota
/ Shqiptarja. Com
Lajme të tjera |  Edhe Gjylameti bën hap pas, tërhiqet nga verifikimi i votave: Ne nuk bëjmë luftëra të vogla, por beteja të mëdha për jetët e njerëzve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us