I motivuar në maksimum, Myrto Uzuni ndan tatuazhin e veçantë me ndjekësit: Fitorja… gjëja më e rëndësishme për mua

Myrto Uzuni është një nga futbollistët që Sylvinho grumbulloi në Kombëtaren shqiptare për sfidat e qershorit. Beratasi pritet të jetë protagonist në ndeshjen përballë Serbisë dhe Letonsië.

Por ndërkohë që është në stërvitje, Uzuni është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale. Së fundmi, sulmuesi i FC Austin, ka shpërndarë në rrjetet sociale një “thënie” tepër të veçantë, të cilën e ka bërë tatuazh.

“Fitorja, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua, është kaq e thjeshtë”, ka shkruar “bomberi” në krahun e tij, një shprehje e cila duket se e motivon. Pikërisht këtë “mesazh motivues”, Uzuni e ka ndarë me ndjekësit e tij.

I motivuar në maksimum, Myrto Uzuni ndan tatuazhin e veçantë me

Postimi i Myrto Uzunit
Lajme të tjera |  Prapaskenat, si Interi u përça përpara finales

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us