I nxehti afrikan po vjen drejt Shqipërisë, ja cilat pritet të jenë ditët më të nxehta të javës së fundit të Qershorit

Java e fundit e qershorit pritet të jetë edhe java më e nxehtë e këtij muaji.

Sipas meteorologes Lajda Porja, këtë javë në Shqipëri do të kemi valë të të nxehtit afrikan, ndërsa ditët më të nxehta priten të jenë e enjtja dhe e premtja.

Java e fundit e qershorit pritet të jetë shumë e nxehtë, ku do ketë masa ajrore afrikane. Që nga dita e martë moti do të jetë i kthjellët në të gjithë Ballkanin dhe me temperature mjaft të larta. Dita e enjte dhe e premte pritet të jenë dy ditët më të nxehta të qershorit.

Në disa zona të izoluara temperature do të arrijë vlerën 40 gradë si në Elbasan dhe në Berat, ndërsa qytete si Tirana temperaturat do jenë në vlerat 38 gradë, ndërsa 35-36 gradë do jenë temperaturat në vijën bregdetare. Do jetë një javë me temperature të larta deri të dielën, ndonëse pritet një ulje e lehtë e temperaturave në fundjavë”,-tha Porja.

Lajme të tjera |  'Një shpërdorim personaliteti'/ Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us